Vokshi thirrje nënave për 1 qershor: Mbroni fëmijët nga mungesa e shtetit

Vokshi thirrje nënave për 1 qershor: Mbroni fëmijët nga mungesa e shtetit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë Rama se hesht përpara dhunës ndaj fëmijëve.

Në 1 qershor, ditën e fëmijëve, Vokshi dënoi mungesën e reagimit nga institucionet shqiptare për rastin e dhunimit të një të miture nga roja i shkollës dhe disa nxënës.

Vokshi ironizoi “raportet për arritjet propagandistike” të luftës kundër dhunës ndaj fëmijëve “që nuk harrojnë t’i dërgojnë të paketuara bukur në çdo ambasadë.”

“Në vend të një urimi, unë kam vetëm një mezash për cdo nënë: Mbroni vetë fëmijët tuaj nga mungesa e Shtetit!!!” – shkruan Albana Vokshi.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme