Partia Demokratike akuzoi qeverinë se përfitojë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese për të zbatuar ligje antikushtetuese, duke e futur vendin në krizë politike.
“Në mungesë të Kushtetueses, regjimi ndërmori një revansh të ashpër ndaj shtetit të së drejtës”, u shpreh deputetja e PD-së Albana Vokshi, nga selia e partisë, të shtunën, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.
Vokshi I bëri thirrje SPAK “të ngrihet në lartësinë e pritshmërive të qytetatëve shqiptarë dhe të nxjerrë nga sirtarët kallzimin e PD për shembjen e Teatrin Kombëtar”.
“Kushdo që është kapur në flagrancë për korrupsion aktiv dhe për dëmin financiar miliona euro, të shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar, kushdo që ka abuzuar me pushtetin, duke filluar nga Edi Rama e Erjon Veliaj, [..]duhet të përgjigjet para drejtësisë”, shtoi Vokshi.
SPAK duhet të arrestojë menjëherë Erion Veliaj, u shpreh Vokshi, duke e cilësuar “autorin dhe përgjegjësin direkt të shembjes së Teatrit”.
Gjykata Kushtetuese vendosi të premten kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar nga Bashkia Tiranë tek Ministria e Kulturës, shfuqizimin e ligjit të ndërtimit të godinës me PPP dhe nuk shqyrtojë vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen.