
Përfaqësuesja e PD-së, Albana Vokshi përshëndeti vendimin e gjykatës administrative për të lënë në pronësi të Universitetit të Tiranës, Kopshtin Botanik.
Përmes një postimi në Facebook, Vokshi e quajti këtë vendim “lajmi më i mirë i javës.”
“Vendimi shkon kundër qëllimit të Ramës dhe Veliajt për ta tjetërsuar Kopshtin Botanik për interesa korruptive.
Ky është hapi i parë i ndalimit të vjedhjes me vendim special të qeverisë të 15 ha të Kopshtit Botanik, ku rriten 2 mijë specie bimore.”, shprehet ajo.
Vokshi tha se PD do të jetë në krah të universitetit e pedagogëve në çdo betejë të tyre.