
Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi paralajmëroi të martën se parlamenti në ikje do të caktojë nesër, 7 korrik, në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive Amela Krasniqin, e cila ka shërbyer si zëdhënëse e kryeminsitrit Rama.
“Është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Edi Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur…,”shkruan në rrjetin Facebook Vokshi.
Ajo i bëri thirrje kryeministrit që të tërhiqet nga vendimi, për të cilin ka shprehur shqetësim edhe organizata ndërkombëtare e gazetarëve Reporterët pa Kufij.
“Në reagimin e sotëm, organizata kryesore në mbrojtje të gazetarëve vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri,” vijon Vokshi.
Ajo i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet nga vendimit dhe “të mos i nxijë më shumë imazhin Shqipërisë” si vend, ku liria e medias e demokracia janë në rrezik.