Këshilli Europian duhet të nisi negociatat me Shqipërinë. Kështu është shprehur presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von den Leyen.
Përmes një postimi në Twitter, pas takimit me kryeministrit Rama, Von den Leyen shkruan :
“E lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë mbështetjen e BE për rindërtimin pas tërmetit dhe për të trajtuar pandeminë.
Shpresoj të vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam për negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe negociatat duhet të fillojnë’!”
Kryemistri Edi Rama ishte të hënën në Këshillin e 11 të Stabilizim Asociimit, ku është takuar me Shefin e Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell dhe komisionerin europian për zgjerim, Oliver Varhelyi.