Von der Leyen: BE mbështet nismat rajonale sipas parimeve të procesit të Berlinit

Nga Exit News
Von der Leyen: BE mbështet nismat rajonale sipas parimeve të procesit të Berlinit

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u shpreh se mirëpret çdo nisëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim, për aq kohë sa ato respektojnë parimet e Procesit të Berlinit.

E pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, nëse BE e pranon nismën e Ballkanit të Hapur, Von der Leyen u përgjigjë se:

“Procesi i Berlinit ka filluar dhe kjo është e drejtë. Ju keni angazhimin tim për të shtyrë përpara procesin e Berlinit. Këto nisma duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të respektojnë objektivat e përbashkëta”.

Kryeministri Rama sqaroi se Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit kanë të njëjtat parime por ecin me shpejtësi të ndryshme:

“Ky nuk është një proces që konkuron me të parin apo që bie ndesh me të parin. Ballkani i Hapur, quhet “i zoti e nxjerr gomarin nga balta”. Procesi i berlint ëshët përqafuar nga BE por nuk ecën dot në ritmin që ne duam, nëse ne nuk e shtyjmë përpara”.

Ai shtoi se Ballkani i Hapur “është i njëjti proces, nuk janë dy të ndryshme. Procesin e Berlinit e udhëheqin partnerët tanë”.

“Nëse duam që 6 vende të nënshkruajnë marërveshjen, mjafton që vetëm një të thotë jo dhe ne ngecim. ndërsa ballkani i hapur vazhdon përpara me ato vende që e mbështesin”, theksoi Rama.

Rama dhe Von der Leyen mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp të martën, pas vizitës së kësaj të fundit në Tiranë.

Von der Leyen viziton Tiranën në kuadër të turit ballkanit një javë përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>