Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një mesazh në rrjetin Twitter, bëri thirrje për respektimin e Konventës së Stambollit për parandalimin e dhunës ndaj grave.
“Cështja është që të nxjerret tërësisht jashtë ligjit dhuna ndaj grave,” u shpreh Von der Leyen në një konferencë për shtyp.
Ajo shtoi se tërheqja e Turqisë, një nga shtetet themeluese të Këshillit të Evropës, dërgon një sinjal shumë të gabuar në këtë aspekt.
Megjithatë, Von der Leyen vuri në dukje se janë edhe disa shtete europiane që ende nuk e kanë ratifikuar Konventën apo po mendojnë të tërhiqen, që e quajti të papranueshme.
Ajo njoftoi se Komisioni do të propozojë zgjidhje të reja për mbrojtjen e grave dhe vajzave.
“Konventa e Stambollit është themeli i mbrojtjes së grave dhe vajzave, në të gjithë botën. Një bazë e rëndësishme mbi të cilën duhet të ndërtojmë më tej,” lexon mesazhi i Von der Leyen në Twitter.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, përmes një dekreti presidencial, tërheqi në mars vendin e tij Konventa e Stambollit, gjë që solli reagimin e BE-së dhe shkaktoi protesta në vend.