Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp, të mërkurën, njoftoi se BE ka vaksinuar tashmë 100 milion banor.
“Pandemia është ende një kërcënim i rëndë, por sa mëparë të arrijmë të vaksinojmë 75% të popullsisë së rritur, aq më të mëdha janë shanset për të përmbajtur virusin,” shtoi Von der Leyen.
Ajo bëri me dije se rreth 27 milion europian janë plotësisht të vaksinuar; pra, i kanë marr të dy dozat e vaksinës.
Më tëj, Von der Leyen përshëndeti kompaninë Pfizer/BionNTech, e cila sipas saj është treguar korrekte në respektimin e kontratave me BE.
Ajo tha se BE ka mësuar nga pandemia dhe po parapërgatitet edhe për rastet e daljes së varianteve të reja të virusit, që mund të zgjasin pandeminë.
Për këtë shkak, sipas saj, është nënshkruar një kontratë e tretë më Pfizer/BioNTech për furnizimin e BE me 1.8 miliardë doza në vitet 2022 dhe 2023.
Furnizimi në fjalë do të përfshijë vaksinën BioNTech dhe përbërësit thelbësorë të saj.
Von Der Leyen shprehu besimin se do të mund të luftohet pandemia duke përkrahur teknologjitë e reja .