Von der Leyen apel Albin Kurtit për takim të shpejt me palën serbe

Von der Leyen apel Albin Kurtit për takim të shpejt me palën serbe

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një letër drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të dielën, kërkoi që takimi i radhës për dialogun Kosovë-Serbi të zhvillohej sa më parë të ishte e mundur.

“Është thelbësore që takimi tjetër i nivelit të lartë i Dialogut të mund të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur. Është vendimtare për progresin, në rrugën përkatëse evropiane, të Kosovës dhe Serbisë dhe për qytetarët tuaj,” shkruan Von der Leyen.

Ajo la të kuptohej se rezultatet e dialogut do të vendosin edhe mbi liberalizimin e mundshëm të vizave të Kosovës me BE-në.

“Duke e njohur rëndësinë që e ka për qytetarët e Kosovës, ne do të vazhdojmë të avokojmë për një
vendim pozitiv të BE-së për liberalizimin e vizave,” lexon letra.

Ajo ka ritheksuar mbështetjen e Bllokut për Kosovën në luftën ndaj pandemisë, përmes përfshirjes në Plani për Ekonomi dhe Investime për vendet e Ballkanit Perëndimor, të miratuar në
muajin tetor të vitit 2020.

Mes të tjerash, Von Der Leyen ka uruar Kurtin për detyrën, duke u shprehur se mirëpret bashkëpunimin e tyre për përparimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Kryeministri i Kosovës Kurti u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në 15 qershor në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe takimi i radhës, pa datë specifike, u njoftua se do të zhvillohej në korrik.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>