Von der Leyen: Më shumë vaksina të sigurta dhe efektive po dalin në treg

Nga Exit News
Von der Leyen: Më shumë vaksina të sigurta dhe efektive po dalin në treg

Presidentja e Parlamentit Europian Ursula von der Leyn tha të enjten se “më shumë vaksina të sigurta dhe efektive po dalin në treg”.

Ajo shkroi në Twitter se BE sapo ka autorizuar përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson në BE, pas vlerësimit pozitiv të EMA.

“Me numrin e dozave që kemi porositur, ne mund të vaksinojmë deri në 200 milion njerëz në BE”, tha von der Leyen.

Agjensia Europiane e Barnave (EMA)  miratoi të enjten vaksinën e Johnson&Johnson

BE-ja tashmë ka porositur 200 milionë doza të kësaj vaksine.

Ndryshe nga vaksinat Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca, vaksina Johnson&Johnson përdoret në vetëm një dozë dhe është efikase.

Kjo vaksinë ruhet në një frigorifer standard, ndryshe nga disa vaksina të tjera që kërkojnë temperatura shumë të ftohta.

Testimet kanë treguar se Johnson&Johnson është 66 për qind efektive në parandalimin e varianteve të ndryshme të koronavirusit.

Ajo është 85 % efektive në mbrojtjen kundër Covid-19.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>