Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur marrëveshjen për heqjen e tarifave për roaming midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe paralajmëroi se hapi i ardhshëm do të jetë përfshirja e rajonit në hapësirën e BE-së pa tarifë për roaming.
Gjatë samitit të Procesit të Berlinit, von der Leyen mbështeti të ardhmen e rajonit në BE dhe beri thirrje që procesi i zgjerimit të bllokut evropian të përshpejtohet.
Presidentja e KE tha se BE-ja ka vënë në dispozicion 28 miliardë euro për projektet në infrastrukturë në vendet e Ballkanit. Këto fonde do tË përdoren për të afruar rajonin drejt një të ardhme digjitale dhe të qëndrueshme.
Von der Leyen ka shprehur mbështetjen edhe për funksionimin e tregut të përbashkët rajonal si dhe në të ardhmen, këtij rajoni t’i mundësohet qasja në tregun unik të BE-së.