Presidentja e Komisionit Europian e ka pranuar dështimin e BE në shpërndarjen e vaksinave, duke thënë se “BE ishte vonë për të autorizuar vaksinat e Covid-19 dhe se akoma nuk jemi ku duam të jemi”.
Ajo pranoi se BE kishte qenë tepër e sigurt në lidhje me synimet e prodhimit që u përmbushën, midis vonesave në fabrika.
Shefja e Komisionit është kritikuar për përhapjen e ngadaltë të vaksinave të BE-së.
Kritikat janë përqendruar në faktin që vende si Britania e Madhe kanë qenë më mirë se BE në fushatën e vaksinimit, më shumë se 12 milion njerëz kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës.
Por von der Leyen ishte e prerë se, marrja e vaksinave në mënyrë kolektive për vendet anëtare të BE, ishte “gjëja e duhur për të bërë”.
AstraZeneca ka thënë se do të bashkojë forcat me kompaninë gjermane IDT Biologika për të prodhuar më shumë vaksina për Evropën.
Prodhuesit e vaksinave duke përfshirë vaksinat e Oxford-AstraZeneca dhe Pfizer-BioNTech kanë shtyrë dërgimin e disa prej porosive të BE, për shkak të çështjeve të kapacitetit dhe furnizimit.