Von der Leyen pranon dështimin e BE në shpërndarjen e vaksinave

Nga Exit News
Von der Leyen pranon dështimin e BE në shpërndarjen e vaksinave

Presidentja e Komisionit Europian e ka pranuar dështimin e BE në shpërndarjen e vaksinave, duke thënë se  “BE ishte vonë për të autorizuar vaksinat e Covid-19 dhe se akoma nuk jemi ku duam të jemi”.

Ajo pranoi se BE kishte qenë tepër e sigurt në lidhje me synimet e prodhimit që u përmbushën, midis vonesave në fabrika.

Shefja e Komisionit është kritikuar për përhapjen e ngadaltë të vaksinave të BE-së.

Kritikat janë përqendruar në faktin që vende si Britania e Madhe kanë qenë më mirë se BE në fushatën e vaksinimit, më shumë se 12 milion njerëz kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës.

Por von der Leyen ishte e prerë se, marrja e vaksinave në mënyrë kolektive për vendet anëtare të BE,  ishte “gjëja e duhur për të bërë”.

AstraZeneca ka thënë se do të bashkojë forcat me kompaninë gjermane IDT Biologika për të prodhuar më shumë vaksina për Evropën.

Prodhuesit e vaksinave duke përfshirë vaksinat e  Oxford-AstraZeneca dhe Pfizer-BioNTech kanë shtyrë dërgimin e disa prej porosive të BE, për shkak të çështjeve të kapacitetit dhe furnizimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>