
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të enjten se ka marr dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.
Lajmi u përcoll nga Von der Leyen përmes një postimi në rrjetin Twitter.
“Pasi i tejkaluam 100 milion vaksina në BE, jam shumë e lumtur që mora vaksinën time të parë kundër COVID19 sot,” shkruan ajo.
Von der Leyen shprehu besimin se ritmi i vaksinimit do të përshpejtohet në ditët në vijim, pasi sipas saj furnizimet e BE me vaksina po përshpejtohen.
“Sa më shpejt të vaksinohemi, aq më shpejt mund të kontrollojmë pandeminë,” përfundoi ajo.
Ndërkohë, të premten pritet të vaksinohet me vaksinën e debatuar AstraZeneca, kancelarja gjermane Angela Merkel.