Vota e emigrantëve, Bylykbashi: Janë duke regjistruar vetëm votuesit socialistë

Nga Exit News
Vota e emigrantëve, Bylykbashi: Janë duke regjistruar vetëm votuesit socialistë

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka nisur manipulimin e votës së emigrantëve duke emëruar eksponentë të lartë të Partisë Socialiste për regjistrimin e tyre.

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi deklaroi në një intervistë për ABC News, se një nga 4 koordinatorët që ka caktuar qeveria për emigrantët është ish-drejtuesi i PS-së në Itali. Sipas tij KQZ duhet të bëjë një sistem të ri votimi nga fillimi.

Ne kemi edhe mesazhe që kanë çuar eksponentë të lartë të PS-së për organizimin e strukturave të tyre për të thirrur emigrantët e tyre. Psh një nga 4 koordinatorët që ka caktuar qeveria për emigrantët është ish-drejtuesi i PS-së në Itali. Ai do të koordinojë emigrantët në Itali. 

Pra janë duke bërë gati regjistrimin e vetëm votuesve socialistë. Kjo është skandaloze. Por nga ana tjetër ju keni psh, drejtuesi i postës shqiptare është një nga funksionarët më të lartë në sekretariatin e PS-së. Por kemi edhe dicka tjetër, KQZ duhet të bëjë një sistem të ri votimi nga fillimi” tha ai.

Bylykbashi u shpreh se krahas votës së emigrantëve, mazhoranca po kryen manipulime me lista zgjedhore.

“Qytetarët e regjistruar në Tiranë, po e gjejnë veten të regjistruar në Lezhë.”, deklaroi ai ndonëse u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Sondazhet janë këto; PS me të shtyra i del, thonë se janë barazim, por sondazhet reale thonë se është humbëse në pjesën më të madhe të qarqeve.”, shtoi Bylykbashi.

Përfaqësuesi i PD në Kishillin Politik kishte një këshillë për kryetarin e partisë, Lulzim Basha. “Duhet të bëjmë kujdes që deputetët ti kenë rrënjët në elektoratin e tyre në mënyrë që të marrim maksimumin” tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>