Votimi i emigrantëve nuk do të realizohet nëse nuk ka dakordësi mes partive politike.
“Duhet konsensus për të siguruar votën e emigrantëve. Nëse nuk bie palët dakord ne nuk do ta zbatojmë projektin”, u shpreh Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për shtyp, të enjten.
Më herët, Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka nisur manipulimin e votës së emigrantëve duke emëruar eksponentë të lartë të Partisë Socialiste për regjistrimin e tyre.
Ndërsa, përfaqësues të grupimit ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ (DSHL), pjesë e grupit të punës së ngritur nga KQZ për votën e diasporës u shprehën se partitë politike i tremben votës së emigrantëve.
Në dhjetor 2020, KQZ propozoi votimin e emigrantëve “përmes postës dhe shkarkimin e fletës së votimit online nga faqja e KQZ-së”.
Kujtojmë se me 24 shkurti është afati i fundit për regjistrimin e emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.