Votimi elektronik më 25 qershor, PS dhe PD bien dakord për Korçën

Nga Exit News
Votimi elektronik më 25 qershor, PS dhe PD bien dakord për Korçën

Partia Socialiste ka dërguar në KQZ propozimin e saj për aplikimin e projektit pilot të votimit dhe numërimit elektronik të votave gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

PS propozon që projekti të zbatohet në Korçë dhe në disa zona të Tiranës.

Kështu, PS dhe PD bien dakord përsa i përket votimit dhe numërimit elektronik në Korçë por qëndrimet e tyre ndahen për qarkun e dytë.

propozimin e saj, PD kërkonte që projekti pilot të shtrihej në Fier.

Nga ana tjetër socialistët kërkojnë që të aplikohet në vetëm disa njësi administrative në Tiranë, kryesisht në zonat urbane dhe jo në ato rurale, kjo për të evituar ndonjë problem të mundshëm prej shtrirjes së sinjalit të internetit.

Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e 25 prillit do të zbatohet në 20% të zonave, pikë kjo e dakordësuar në Këshillin Politik. Për të vendosur se në cilat zona zgjedhore do zbatohet projekti pilot për të mundësuar numërimin dhe votimin elektronik, do duhet konsensusi i palëve politike.

WhatsApp Image at
WhatsApp Image at

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>