Disa të rinj në Shkodër protestuan për vrasjen e 25 vjeçarit të martën.
Protesta e tyre u zhvillua pas orës 22:00, orë nga e cila fillon ndalim qarkullimi në vend.
Ata marshuan drejt Prefekturës së Shkodrës duke vendosur qirinj përpara derës së saj.
Ndërkohë policia nuk vendosi asnjë gjobë apo shoqëroi ndonjë qytetar.
Të martën në orët e para të mëngjesit një oficer policie plagosi për vdekje një 25 vjeçar, pasi nuk ju bind urdhërit.