Vrasja e Ardit Gjoklajt: Gazetarja Tota seancë dëgjimore në komisionin parlamentar

Vrasja e Ardit Gjoklajt: Gazetarja Tota seancë dëgjimore në komisionin parlamentar

Gazetarja Alida Tota, e shkarkuar nga detyra pas bërjes publike të investigimeve mbi vrasjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë, do të zhvillojë një seancë dëgjimore në komisionin e Medias në Kuvend.

Komisioni i Medias, me votat e deputetëve të Partisë Demokratike, LSI-së dhe deputetes Mimoza Hafizi pranuan kërkesën e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë për dëgjesën me zonjën Tota. Deputetët e mazhorancën votuan të gjithë kundër.

Seanca dëgjimore e gazetares do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 10.

Gazetarja Tota ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se ka ndërhyrë për shkarkimin e saj nga detyra në televizionin A1 News, pas publikimit të disa investigime për vdekjen e të riut në Sharrë.

Këto akuza, gazetarja i ka bërë në emisioni “Publicus”, që njësoj si investigimet e Alida Totës u censurua dhe nuk u lejua të transmetohej në televizionin Vizion Plus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>