Vrasja e Fildes Hafizit: KLD heton gjyqtarët

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas kërkesës së Presidentit Meta ka nisur hetimin për tre gjyqtarët e gjykatës se Kavajës, të cilët dënuan me 3 vjet burg Fadil Kasemin. Ky i fundit vrau javën e shkuar bashkëshorten e tij.

Në verën e vitit 2015, Fadil Kasemi tentoi të vriste ish-bashkëshorten gjyqtare në një restorant në Golem.

Por, veprimet e tij nuk u klasifikua si tentativë vrasje, por për mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe të dhunës në familje. Gjykata e Kavajës për ketë akuzë e dënoi atë me vetëm 3 vjet burg. Kasemi, në fillim të vitit 2017, u lirua nga burgu sepse përfitoi nga amnistia e miratuar nga Kuvendi në fund të 2016.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>