
Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar të mërkurën Nevaldo Hajdarajt, efektivit të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës, ndryshimin e akuzës në “vrasje me dashje”.
Hajdaraj u akuzua fillimisht për “vrasje në kapërcimin e kufijve të mbrojtës së nevojshme” bazuar në dëshmitë e tij dhe kolegëve të pranishëm në ngjarje.
Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës në dhjetor kërkoi ndihmë nga ekspertë të gjerman, për zbardhjen e vrasjes së Klodian Rashës, pas gjetjes së një pistolete 100 metra larg vendngjarjes.
Sipas prokurorisë, Rasha ka qenë i paarmatosur në momentin e ngjarjes. Hetimi nuk ka provuar që pistoleta e gjetur të ketë lidhje me Rashën.
Në pak ditë, dosja do të dërgohet në gjykatë për seancën paraprake.