Vrasja e në Elbasan, reagimet politike

Nga Exit News
Vrasja e në Elbasan, reagimet politike

Ngjarja në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë, ka shkaktuar reagime nga palët politike në vend.

Personat e plagosur janë Emiljan Prenga 39 vjeç,  Pavlo Vuksani  50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit, dhe Xhensila Sota  27 vjeçe police.

Autori i vrasjes është  Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s i cili qëlloi mbi Pjerin Xhuvanin, më pas vetëdorëzua në polici. Ai tha se ka qëlluar për vetëmbrojte.

Drejtuesi politik i PS në Elbasan Taulant Balla iu drejtua Berishës dhe Metës, duke i thënë “të mos përshkallëzojnë dhunën në prag zgjedhjesh”.

Ai e cilësoi si një “vrasje makabër” dhe tha se i ka bërë thirrje gjithë organizata socialiste në Elbasan të ruajnë qetësinë dhe qytetarëve. PD-në e quajti “grup provokatorësh” “shpifësisht”.

Sipas tij ata “kanë mësyrë në Elbasan me skalionet e Partisë Demokratike dhe që qysh ditën e parë e shfaqën fytyrën e fushatës së tyre me provokimin skandaloz të Ditës së Verës”.

Drejtuesi politik i PD Gazment Bardhi, duke iu drejtuar policëve, u shpreh: “Aty i kishit, pse s’i kapet, kapeni me median. Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej eksponentëve të krimit të organizuar dhe vendngjarjen e shikoni vetë”.

Sipas Bardhit janë një grup personash, “shtabi elektoral i vetëm elektoral i Taulant Ballës në qytetin e Elbasanit”.

Sipas PD ata panë një furgon “të dyshmitë që shpërndante para” dhe kanë njoftuar policinë.

Kryeministri Edi Rama reagoi për ngjarjen në Elbasan, përmes një postimi në Tëitter, Rama deklaroi:

“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona”.

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se ngjarja ishte “e frymëzuar nga bandat politike, që po kërkojnë të ecin përpara për të marr vota me lekë dhe plumba”.

Presidenti Ilir Meta tha se nuk e di dinamikën e ngjarjes dhe nuk mund të flas. Meta deklaroi se policia, prokuroria dhe shërbimi informativ në Elbasan janë të lidhura me bandat kriminale që janë në shërbim të Taulant Ballës.

Shumica  e krimeve zgjedhore të denoncuar janë në Elbasan dhe atje prokuroria është e njëanshme dhe shërbimi informativ po ashtu dhe dihet që policia në Elbasan bëhet palë mes grupimeve rivale por të lidhura me Taulantin. Do të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje të rëndë që po ndodh në vend duke cenuar standardet zgjedhore“, tha Meta.

Për ngjarjen, e cila vjen vetëm 4 ditë para zgjedhjeve, reaguan dhe ambasadat e huaja në vend.

Ambasada amerikane në Tiranë dënoi të mërkurën ngjarjen.

SHBA u bëri thirrje organeve ligjzbatuese të hetojnë ngjarjen sa më shpejt.

Të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit”, shtoi ambasada

Ambasadorja Kim i ka kërkuar presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe “të udhëheqin në të njëjtën mënyrë ndërsa çështja është duke u hetuar”.

Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë kërkoi që të hetohet me shpejtësi vrasja në Elbasan.

Ambasada e BE tha se “akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente”.

BE bëri thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>