Vrasja e të riut nga policia, PD akuzon Ramën dhe Lleshajn

Nga Exit News
Vrasja e të riut nga policia, PD akuzon Ramën dhe Lleshajn

Partia Demokratike akuzon qeverinë dhe politikat e saj për vrasjen e 25-vjeçarit nga Policia.

Ish-deputeti, Enkeled Alibeaj në një deklaratë për shtyp, tha se i riu vrapoi për t’i shpëtuar gjobës apo sjelljes brutale të policisë dhe se ai nuk përbënte rrezik për policinë.

Ai akuzoi gjithashtu Policinë e Shtetit se me njoftimet zyrtare po mundohet të fshehë të vërtetën me justifikime që sipas tij janë të denja për një bandë.

Alibeaj i bëri thirrje prokurorisë që të zbardhë të vërtetën ndërsa arrestimin e efektivit të policisë e cilësoi “sa për sy e faqe” dhe që shërben “vetëm që regjimi i Edi Ramës të blejë kohë.”

Policia që vret një të ri në Ditën e Rinisë është modeli më i keq i Policisë së Shtetit. Sot vrasësi i të riut nuk është efektivi i policisë, por Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, me politikën e tyre qeveritare të armiqësimit të Policisë me qytetarët dhe bashkëpunimit të Policisë me bandat.”, tha ndër të tjera Alibeaj.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike vijoi më tej duke akuzuar kryeministrin Rama se në 8 vite sipas tij ka ngritur modelin e një policie që nuk lufton krimin por “burgos, gjobit dhe vret qytetarët”.

Kjo nuk është arsye se përse ekziston Policia e Shtetit. Kjo është një politikë e gabuar, që e armiqëson Policinë me qytetarët. Prandaj, edhe Edi Rama e mbron Sandër Lleshajn, duke mos e shkarkuar!”, shtoi Alibeaj.

25 vjeçari Klodian Rasha është ekzekutuar nga policia, rreth orës 01:45 pas mesnate për shkak se nuk iu bind urdhërit të tyre për të ndaluar.

Nga hetimet paraprake të SHÇBA është dalë në përfundimin se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë bien në kundërshtim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>