Kryeministri Edi Rama reagoi për ngjarjen në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, duke thënë se “dëshpërimi i humbësve nuk duhet të na bëjë të humbasin as qetësinë as durimin”.
Përmes një postimi në Twitter, Rama deklaroi:
“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona”.
Të mërkurën pas një konflikti, Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s qëlloi mbi Pjerin Xhuvanin, më pas vetëdorëzua në polici. Xhuvani si pasojë e plagosjes humbi jetën.
Paplekaj ishte shoqëruesi i drejtuesit politik të Elbasanit Gazmend Bardhi.