Vrasja në ish-Bllok, prokuroria dërgon në gjyq 4 të pandehur

Nga Exit News
Vrasja në ish-Bllok, prokuroria dërgon në gjyq 4 të pandehur

Pas 1 viti e gjysmë prokuroria ka çuar në gjyq 4 persona për vrasjen e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut, ku u përfshinë Ervin Mata, Marviol Bilo, Elion Hado dhe Ervis Martinaj.

Siç raporton gazetari Elton Qyno, prokuroria akuzon për vrasjen ish-ushtarakun Marviol Bilon, i cili angazhohej nga Mata si truproje. Mata akuzohet për mos-kallëzim krimi, ndërsa Bilo akuzohet gjithashtu edhe për armëmbajtje pa leje. Ky i fundit mbetet në kërkim.

Më 4 tetor 2018 pas një përplasje me armë në një lokal në zonën e ish-Bllokut, mbeti i vrarë Fabian Gaxha ndërsa u plagosën Elion Hado dhe Ervis Martinaj.

Një vit e gjysmë më vonë, prokuroria akuzon Hadon dhe Martinajn për tentativë vrasje.

Pas ngjarjes Martinaj u mbajt në paraburgim 7 muaj. Prokuroria e akuzonte se kishte ndihmuar në vrasjen. Mirëpo tashmë kjo akuzë është ndryshuar. Ai akuzohet se ka krijuar kushtet që nxitën pasojat e ngjarjes pasi ai kishte qenë personi që thirri Gaxhën në lokal.

Gazetari Qyno vë në dukje se duke mos provuar dot akuzat fillestare, autoritetet i kanë ngritur akuza të tjera Martinajt si: fshehje të të ardhurave, organizim lojërash fati dhe falsifikim pasaportash. Pas ngjarjes atij iu gjet një pasaportë kosovare me identitet të rremë Admir Koca.

Aktualisht Martinajt i është kërkuar nga Operacioni Forca e Ligjit të deklarojë pasurinë. Në vitin 2013 ai ka kryer 3 muaj burg për shkak se zhvillonte pa leje baste sportive. Ndërkohë në vitin 2015 ishte i akuzuar për vrasjen e Enton Nikës në Linzë të Tiranës. Për këtë ngjarje u dënua me 1 vit burg vetëm për moskallëzim krimi.

Gjykata e Tiranës gjykoi se vrasja qe kryer pa paramendim dhe jo në bashkëpunim nga Emiljano Tasho, Bujar Hasani, Mirsad Kuçana dhe Martinaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>