Vrasjet në Rrëshen mes familjes Reçi dhe Gjini kanë ndodhur për shkak të humbjes së një ngarkese heroine me vlerë 3 milionë euro.
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 tregoi se Gasper Reçi dhe Tonin (Armando) Gjini, të dy të ekzekutuar, kanë qenë bashkë pjesë e një grupi të trafikut të heroinës në Itali.
Mësohet se gjithë konflikti mes dy familjeve ka nisur kur Armando Gjini i ka dorëzuar Gasper Reçit një sasi të madhe heroine në Romë.
Gasper Reçi ka deklaruar se e ka humbur 3 milionë euro. Ai u vra pasi humbi ngarkesën. Dyshimet bien mbi të riun Kreshnik Gjini.
Familja Reçi dyshohet se në 2016 u përfshi në vrajsen e Sajmir Jakut që ishte daja i Kreshnik Gjinit, nga fisi i vëllezërve Gjini.