Vriten 10 udhёheqёs tё lartё tё ISIS

Sulmet ajrore tё udhёhequara nga SHBA-tё kanё vrarё 10 krerё tё lartё dhe disa anetarё tё tjerё tё grupti terrorist ISIS. Dje, zёdhёnёsi i koalicionit Steve Warren, ka deklaruar se Charaffe al Mauadan, njё anёtar i ISIS nё Siri i cili kishte lidhje direkte me sulmin terrorist tё Nёntorit nё Paris, ёshtё vrarё mё 24 Dhjetor.

Nёntё udhёheqёsit e tjerё tё vrarё mё 7 Dhjetor kishin pozicione kyçe nё grupin terrorist si planifikimi i sulmeve nё vendet perёndimore apo mbikqyrjen e tё ardhurave tё grupit.

Nё pak muaj, sulmet ajrore kundёr ISIS kan vrarё edhe lider tё tjerё tё kёtij grupi si Mohammed Emwazi, i njohur si “Jihadi John” dhe Abu Sayyaf, njё udhёheqёs i lartё nё menaxhimin e naftёs nё pronёsi tё ISIS.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>