Ambasadori italian Luca Attanasio dhe një karabinier që e shoqëronte u vranë në një sulm të kryer në Goma, në Republikën Demokratike të Kongos. Por raportohet të ketë edhe një viktimë të tretë.
Lajmi konfirmohet gjithashtu në një shënim nga Ministria e Jashtme e Italise :
“Me hidhërim të madh Farnesina konfirmon vdekjen sot në Goma të Ambasadorit të Italisë në Republikën Demokratike të Kongos, Luca Attanasio, dhe të një karabinieri. Ambasadori dhe ushtari po udhëtonin në bordin e një makine në një autokolonë të Monusco, misioni i stabilizimit i Kombeve të Bashkuara në Republikën Demokratike të Kongos “.
Sulmi besohet të ketë qenë një përpjekje rrëmbimi, sipas zyrtarëve në Parkun Kombëtar Virunga aty pranë.
Grupe të armatosura mendohet se veprojnë pranë parkut, i cili kufizohet si me Ruandën ashtu edhe me Ugandën. Milicët gjithashtu përplasen rregullisht në lindje të vendit, ku një forcë e madhe e OKB po lufton për të mbajtur paqen.
Luca Attanasio, me origjinë nga Saronno (Varese), u qëllua dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital, por ai nuk ia doli; vdiq edhe karabinieri që ishte në detyrë.
Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, e mësoi lajmin, ndërsa ishte në Këshillin e Punëve të Jashtme në Bruksel dhe shprehu “dhimbje të jashtëzakonshme për incidentin”. Ky I fundit u largua nga mbledhja për t’u kthyer në Romë pas marrjes së lajmit.