Vritet anëtari i bandës së Durrësit, Edmond Çekiçi

Nga Exit News
Vritet anëtari i bandës së Durrësit, Edmond Çekiçi

Edmond Çekiçi 40 vjeç u vra me armë zjarri në Durrës në orën 08:45 të mengjesit,sipas njoftimit të policisë. Policia gjeti makinë e djegur të autorëve në Sukth. Makina e tipit Benz dyshohet se ka qënë me targa të grabitura.

Mësohet se Çekiçi ka qënë duke udhetuar me mjetin e tij, dhe një mjeti i autorëve i ka prerë rrugën. Shoferi i Çekiçit ka dale nga makina dhe e ka pyetur pse i kanë prerë rrugën, në këtë moment dikush nga brenda makinës ka qëlluar me autmatik në drejtim të Çekiçit.

Çekiçi njihet si anëtarë i Bandës së Durrësit. Ai ka qënë disa herë i dënuar nga Policia e Durrësit. Në vitin 2008 , ai u arrestua nga forcat RENEA dhe u gjykua si pjesë e bandës së Durrësit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>