Gazetari i Reuters, Danish Siddiqui u vra të premten ndërsa raportonte një përplasje midis forcave afgane dhe luftëtarëve talibanë në një pikë kalimi kufitar me Pakistanin, njoftoi Reuters.
Forcat speciale afgane po luftonin për të rimarrë qytetin kryesore të Spin Boldak kur Siddiqui dhe një oficer i lartë afgan u vranë.
Siddiqui ishte vendosur si gazetar që në fillim të kësaj jave me forcat speciale afgane me bazë në provincën jugore të Kandahar dhe kishte raportuar për luftime midis komandove afganë dhe luftëtarëve talebanë.
“Ne po kërkojmë urgjentisht më shumë informacion, nga autoritetet në rajon,” tha në një deklaratë Presidenti i Reuters Michael Friedenberg dhe Kryeredaktorja Alessandra Galloni.
“Danish ishte një gazetar i shquar, një burrë dhe baba i përkushtuar dhe një koleg shumë i dashur. Ne jemi pranë familjes së tij në këtë kohë të tmerrshme”, shkruhet në deklaratë.
Presidenti afgan Ashraf Ghani tha në një deklaratë në Twitter se ai ishte “thellësisht i pikëlluar për raportimet tronditëse” të vrasjes së Siddiqui dhe i shprehu ngushëllimet e tij familjes.