Vritet me armë zjarri një 51-vjeçar në Rrëshen

Nga Exit News
Vritet me armë zjarri një 51-vjeçar në Rrëshen

Një 51-vjeçar është ekzekutuar sot në Rrëshen nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja u raportua fillimisht si plagosje me armë zjarri.

Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është  plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Atentati ndaj 51-vjeçarit dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrjeje, sipas Report TV, pasi viktima raportohet të jetë pjesë e familjeve me hasmëri në Rrëshen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>