Vritet një 28-vjeçar tek Astiri

Vritet një 28-vjeçar tek Astiri

Një 28-vjeçar u vra dje, më 20 janar, me armë zjarri në zonën e Astirit në Tiranë.

Policia e ka identifikuar viktimën i cili është Vilson Tafçiu, por ai mbante dhe mbiemrin Noka.

Ai ishte nga qyteti i Dibrës dhe ndodhej në Tiranë për të marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Në momentin e atentatit, i riu ka qenë në një lokal pranë Astirit. Dikush nga jashtë, ende i paidentifikuar, e ka thërritur Tafçiu të dalë jashtë, në pjesën anësore të lokalit, ku më pas viktima u qëllua.

Deri më tani është mësuar se viktima është  ekstraduar dy vite më parë nga Franca dhe ka qenë i akuzuar për  trafik të lëndëve narkotike.

Ai rezulton se ka shkuar në Francë më 7 mars 2018 dhe vetëm një javë më pas, më 12 mars, është arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Autoritetet franceze e kanë dënuar me një vit burg, prej ku ka bërë 8 muaj paraburgim dhe më 6 nëntor 2018 është deportuar në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>