Vritet një shqiptar në Sao Paolo të Brazilit

Nga Exit News
Vritet një shqiptar në Sao Paolo të Brazilit

Një shqiptar 47-vjeçar, Ilir Zelka u ekzekutua paraditen e sotme në një restorant në Sao Paolo të Brazilit, raporton Balkanweb. Mediat e huaja raportojnë se  u vra nga një autor i cili po lëvizte me një motor dhe qëlloi vetë Zelkën disa herë. Pasi u sigurua se e vrau autori braktisi motorin dhe u largua menjëherë duke mos bërë asnjë veprim apo të lëndojë dikë tjetër.

Saktësisht ngjarja ndodhi në orën 11:10 të Sao Paolos teksa Zelka po qëndronte në bar-restorantin Zurich.

Ilir Zelka është shqiptari që sot u ekzekutua në Brazil teksa hante mëngjes në një bar-restorant me emrin Zurich në Sao Paolo. Zelka prej 20 nëntorit sipas mediave braziliane, qëndronte në një hotel në Jardins, qendra e qytetit teksa rezulton se ka pasur firmë private në Çeki.

Saktësisht kompania mban ende mbiemrin e tij dhe është regjistruar në Çeki. Më 9 mars të 2019 ai ka hequr dorë si ortak. Ndërkohë sa i përket vrasjes së tij, menaxheri i bar-restorantit,  Osmar Américo dos Santos ka dëshmuar se deri para dy javësh shqiptari vinte në bar-restorant dhe porosiste 3 vakte në ditë.

Ai u transportua me ambulancë në spital, por kishte marrë disa plagë në trup dhe nuk mbijetoi dot.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>