
Një shqiptar, 60 vjeç u vra të mërkurë në mëngjes në lagjen Plaine-des-Bouchers në Strasburg, njoftojnë mediat franceze.
Sipas policisë franceze, dëshmitarët në vendngjarje pohojnë se u qëlluan dy të shtëna dhe se autori u largua në këmbë përpara se të hipte në një automjet të parkuar aty afër. Raportohet se automjeti u gjet i djegur disa qindra metra më tej.