Vritet pranë biznesit të tij në Bajram Curri i afërmi i familjes Haklaj

Nga Redaksia
Vritet pranë biznesit të tij në Bajram Curri i afërmi i familjes Haklaj

Një person u vra mbrëmjen e së dielës në Bajram Curri. Mediat raportuan se ishte i afërm me familjen Haklaj, e njohur për hasmëritë dhe një seri ngjarjesh të rënda në fund të viteve ’90.

Guxim Gjuriqi, 47 vjeç, u vra pranë karburantit që zotëronte në lagjen Partizani. Në Golaj të Hasit, rreth 55 kilometra larg vendngjarjes, policia gjeti një makinë të djegur, e cila dyshohet se u përdor për vrasjen.

Kryetari i Bashkisë Bajram Curri, Rexhë Byberi e cilësoi Gjuriqin si person jo problematik ndërsa theksoi se kjo ishte vrasja e parë e ndodhur në këtë qytet në 18 vitet e fundit.

Në fund të viteve ’90 një seri vrasjesh që përfshinë familjen Haklaj tronditën Bajram Currin. Gjuriqi thuhet se ishte kushëri me vëllezërit Fatmir e Shkëlqim Haklaj, të cilët u vranë në vitet 1998-99.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>