Vuçiç akuzon Rusinë për primitivizëm dhe vulgaritet

Nga Exit News
Vuçiç akuzon Rusinë për primitivizëm dhe vulgaritet

Presidenti serb Aleksandër Vuçic akuzoi Moskën për veprim “primitiv dhe vulgar”, duke ju referuar sulmit ndaj tij të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova. Ajo krahasoi Presidentin serb te ulur përpara Trumpit me skenën e famshme të aktores Sharon Stonë në filmin Instikt Bazë (Basic Instict).

Maria Zakharovës, Drejtoreshës së Informacionit dhe Departamentit të Shtypit të Ministrisë së Jashtme postoi në faqen e saj në Facebook, dy fotot njëra mbi tjetrën—foton e presidentit serb Vuçiç në Zyrën Ovale, ulur në një karrike përballë Presidentit Tramp të ulur në tavolinën e tij të punës; dhe një foto të skenës së famshme të filmit Instikte Bazë (Basic Insticts) kur Sharon Stone, e ulur në karrike para prokurorit që e merr në pyetje, e provokon atë duke ekspozuar veten, ndërsa nuk ka veshur të brendëshme.

Foton, e shoqëroi me postimin:

“Nëse je ftuar për një vizitë zyrtare dhe karriken ta kanë vendosur sikur po të marrin në pyetje, atëhere ulu si në foton 2. Kushdo qofsh. Më beso.”

Serbia është aleati më i afërt i Moskës në Ballkan, por Presidenti Vuçiç e ka mërzitur Rusinë me përpjekjet e tij për tu afruar më shumë me perëndimin

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>