Vuçiç anullon konferencën për 2-vjetorin e krijimit të Ballkanit të Hapur

Nga Exit News
Vuçiç anullon konferencën për 2-vjetorin e krijimit të Ballkanit të Hapur

Pesidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk është mirë me shëndet, ndaj anulloi disa takime në ditët në vijim, Lajmin e njoftoi këshilltarja e tij për media e Suzana Vasiljeviq, raporton Koha.net.

Ajo ka përmendur edhe gjendjen në Kosovë si arsye për përkeqësimin e shëndetit të Vuçiqit. “Kështu që kemi vendosur, në fakt mjekët i kanë propozuar që të ndalet dhe të pushojë pak”, ka thënë ajo.

Një ndër ngjarjet e anuluara është edhe konferenca për 2-vjetorin e themelimit të Ballkanit të Hapur, e cila mbahej të mërkurën në Novi-Sad. Në konferencë merrnin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Gazeta “Danas” ka shkruar se kjo ngjarje është anuluar për shkak të tensioneve në Kosovë.

Po ashtu, sipas këshilltares së tij, Vuçiqi ka anuluar edhe takimet e sotme me ambasadorët e Kinës dhe Rusisë në Beograd.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>