Vuçiç dhe Kurti takohen në samitin e Ballkanit

Nga Exit News
Vuçiç dhe Kurti takohen në samitin e Ballkanit

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri Kosovar Albin Kurti u takuan të mërkurën në samitin BE-Ballkan Perëndimor. Takimi u organizua nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti françez Macron.

Pas takimit, Vuçiç u shpreh se “pa i zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së”.

Ai njoftoi se ne “do të vazhdojmë dialogun, por tema e parë duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe, ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e BE-së”.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh për Deutsche Wellen se “e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe e drejtë është njohja reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me ç’rast Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën, dhe ta pranojë edhe gjenocidin në Bosnje-Hercegovinë edhe gjenocidin në Kosovë.”

Kosova dhe Serbia u përplasën më 20 shtator për vendosjen e masës së reciprocitetit për targat e makinave. Pikat e kalimit kufitar mes dy vendeve u bllokuan, ushtria serbe patrulloi në kufi duke detyruar rritjen e praninsë së KFOR në kufirin Kosovar.

Tensionet mes dy vendeve u shuan pas marrëveshjes së negociuar me ndërmjetësimin e BE-së më 30 shtator.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>