Vuçiç dhe Merkel bisedë telefonike për dialogun me Kosovën

Nga Exit News
Vuçiç dhe Merkel bisedë telefonike për dialogun me Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel kanë biseduar të enjten për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Pas një bisedë telefonike të zhvilluar të enjten, zyra e presidentit Vuçiç tha se:

“Merkel dhe Vuçiq ranë dakord se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është i nevojshëm, dhe se ruajtja e paqes është e një rëndësie thelbësore”.

Vuçiç i ka premtuar kancelares Merkel se do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm me qëllim të krijimit të një atmosfere konstruktive dhe të hapur për dialogun me Prishtinën.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky dialog ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>