Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë i premtoi para serbëve të Kosovës për të mos u larguar. Gjatë një takimi të premten me përfaqësuesit e Listës Srpska të Kosovës (Lista Serbe) në qytetin jugor të Kursumlija në Serbi, Vucic premtoi:
“Ndërtimin e disa spitaleve, rrugëve, një universitet, 100 euro shtesë për serbët në Kosovë, ndërsa nëse të dy prindërit janë të papunë, atëherë 200 euro shtesë”, raportuan mediat serbe.
Vuçiç falënderoi serbët e Kosovës për votimin e Srpska Lista e cila fitoi të dhjetë mandatet e rezervuara për komunitetin serb në parlamentin e Kosovës.
Ai akuzoi partitë e tjera politike serbe të Kosovës se nuk dëshironin më të mirën për popullin serb.
Vuçiç premtoi gjithashtu se qeveria e Serbisë do të ndërtojë spitale në qytetet me shumicë serbe të Kosovës, si Graçanica dhe Mitrovica e Veriut.
Duke qenë e mbështetur nga Beogradi, Lista Serbe vepron në sinkron me politikën e Vuçiçit.