Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka kërcënuar se nëse ndërkombëtarët do të lejojnë Kosovën të vijojë aplikimin për antarësim në organizata ndërkombëtare, Serbia do të rifillojë fushatën e saj për mos njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.
“Dhe u premtoj atyre që do të jemi pesë herë më të suksesshëm”, tha Vuçiq para gazetarëve gjatë një vizite në Sremska Mitrovicë, raporton REL.
Deklarat e Vuçiç vjen pas asaj të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, që njoftoi se lobimi i Kosovës për njohje nuk është pezulluar, por se antarësimi në organizma ndërkombëtare do të bëhet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.