Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar për herë të parë akuzat e ngritura ndaj Presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit të kuvendit Veseli nga gjykata Speciale e Hagës, ditën e premte, pas takimit në Bruksel me Komisionerin e Zgjerimit Varleheyi
Vuçiç tha se Serbia duhet të tregohet e përmbajtur.
“Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të përmbajtur. Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo dhunë, incident dhe sulm” — tha Vuçiç.
Presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli, bashkë më të tjerë, janë akuzuar zyrtarisht për krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Kosovë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet kundër Njerëzimit në Hagë.