Vuçiç: Kosova nuk bën asgjë që të marrë njohjen e Serbisë

Nga Exit News
Vuçiç: Kosova nuk bën asgjë që të marrë njohjen e Serbisë

Presidenti i Serbisë ka thënë të premten se Kosova nuk bën asgjë që Serbia ta njoh si shtet.

“Atyre nuk iu pëlqen asgjë. E vetmja gjë që ata duan është që Serbia të njohë Kosovën dhe asgjë më shumë”, tha presidenti Vuçiç gjatë një takimi që zhvilloi me përfaqësues të listës serbe në Kurshumli.

“Prishtina vetëm dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe asgjë më shumë”, tha ai.

Ai tha se nëse Kosova mendon së kjo është reale dhe e mundur, Serbia mendon të kundërtën.

I deleguari  i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të vizitojë Kosovën nga 1 deri më 3 mars.

Pas Kosovës, Lajçak do të vizitojë Serbinë nga 3 deri me 4 mars, dhe gjithashtu Malin e Zi nga 4 deri në 5 mars.

Lajçak njoftoi para disa ditësh se pritet që Kosova dhe Serbia të rinisin dialogun.

Serbia edhe Kosova kanë ambicie për të qenë vende anëtare të Bashkimi Europian dhe BE e bëri të qartë se “normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është ajo që vendet anëtare presin”, tha Lajçak.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>