Presidenti serb Vuçiç ka theksuar se në bisedimet Kosovë-Serbi, ai do të ketë parasysh interesat e Serbisë gjatë bisedimeve.
Në një deklaratë para takimit të delegacioneve të 27 gushtit në Bruksel, Vuçiç u shpreh:
“Kur bëhet fjalë për Kosovën, duhet të marrë parasysh interesat e Serbisë, jo vetëm të popullit serb në Kosovë dhe Mitrovicë. Ata që duan të dëgjojnë ‘përralla për Kosovën’, mund të votojnë në zgjedhje për liderë të tjerë, pas një viti e gjysëm.”
Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë do të takohen në 27 gusht në Bruksel për të vazhduar bisedimet për çështjet teknike.
Në Bruksel deri më tani është biseduar për të pagjeturit, të zhvendosurit dhe për bashkëpunimin ekonomik.