Vuçiç: Njohja e Kosovës nuk do të jetë temë diskutimi në takim

Nga Exit News
Vuçiç: Njohja e Kosovës nuk do të jetë temë diskutimi në takim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të jetë pjesë e diskutimeve të takimit në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Në një deklaratë për gazetarët, ai u kundërpërgjigj Presidentit të Kosovës i cili pohoi se shkon në SHBA, për njohje reciproke.

“Që Serbia e njeh Kosovën, më vjen turp që që në mënyrë serioze të përgjigjem në këtë pyetje.Kjo as nuk do të jetë temë as që nuk do ta lejojmë.”

Edhe më herët, në një deklaratë për Reuters-in, Vuçiç tha se ka më shumë interes për t’u përqëndruar në tema si “qarkullimi i lirë i kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve” dhe se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është pjesë e diskutimeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>