Vuçiç mbështet ndryshimin e kufijëve në samitin e Brdo-Brijonit

Vuçiç mbështet ndryshimin e kufijëve në samitin e Brdo-Brijonit

Të hënën u zhvillua Samiti i Brdo Brijonit, i organizuar nga Sllovenia dhe Kroacia për të ndihmuar vendet e rajonit në procesin e integrimit.

Samiti mbledh krerët e shteteve të rajonit dhe sipas deklaratave paraprake të presidentit slloven, palët duhet të dalin me një qëndrim të përbashkët në përfundim të punimeve të samitit.

Sipas një raportimi nga Rafio Evropa e Lirë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç la mbledhjen me justifikimin se duhet të nisej për në Bruksel, në takimet e planifikaura atje.

Mësohet se Vuçiç nuk ka pranuar të firmosë deklaratën e përbashkët dhe në veçanti ka patur probleme me zotimin për mosndryshim të kufijëvë në rajon.

Kërkesa e tij ka qënë që deklarata të lexojë që nuk duhet të ketë “mosndryshim i kufijve të njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”.

Një cilësim i tillë është kundërshtuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi ky përcaktim e sheh Kosovën si pjesë të Serbisë.

Presidenti serb ka insistuar se Kosova është “pjesë e Serbisë” dhe se “me shpalljen e pavarësisë së Kosovës po ashtu nuk është respektuar parimi i mosndryshimit të kufijve”.

Më gjasa, klauzola për ndryshimin e kufijëve është kërkuar të përfshihet në deklaratën përfundimtare nga BE-ja, e cila kërkon të mbyllë debatet rreth çështjes së “nonpapers” që kanë qarkulluar muajt e fundit në rajon.

Interes për mbylljen e këtij debati ka edhe Sllovenia, për shkak se ajo përmendet si një nga vendet iniciatore të idesë të ripërcaktimit të kufijëve dhe u aludua një përfshirje e drejtëpërdrejtë e presidentit Borut Pahor në promovimin joformal të idesë.

Ky i fundit ka mohuar përfshirjen dhe ekzistenvën e planeve joformale për ripërcaktim të kufijëve në Ballkanin Perëndimor.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>