Presidenti serb Aleksandar Vuçiç paralajmëroi Kosovën të mos përdorë Shqipërinë për të ngritur një padi për genocid kundër vendit të tij.
Ky paralajmërim erdhi pas lajmit se qeveria e Kosovës po përgatit padinë për në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë vitin e ardhshëm.
Deklarata e Vuçiç nënkupton se Kosova nuk mund të ngrejë padi në GJND, pasi nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.
“Ju kërcënoni me padi për genocid? Kjo gjë mund të realizohet vetëm përmes Shqipërisë, dhe kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë,” është shprehur Vuçiç, sipas gazetës Beograd B92.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, pas një lufte brutale, nga e cila u vranë mijëra kosovarë dhe më shumë se gjysma e popullsisë u detyrua të shpërngulet.