Vuçiç paralajmëron kundërpërgjigje nëse Turqia lobon për njohjen e Kosovës

Vuçiç paralajmëron kundërpërgjigje nëse Turqia lobon për njohjen e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç paralajmëroi të mërkurën se vendi i tij nuk do të rrijë duarkryq nësë Turqia fillon fushtatë advokimi për njohjen e Kosovës, siç edhe deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan një ditë më parë.

“Turqia është supefuqi, Erdogani është i madh, unë jam i vogël dhe i papërfillshëm, por Serbia nuk është aq e vogël sa të mos përpiqet që ta kundërshtojë këtë çështje,” citohet Vuçiç nga Radio Evropa e Lirë, gjatë një vizite në Manastirin Mansija të Serbisë.

Ai pohoi qysh në fillim se do të fliste me Erdoganin për çështjen, duke mos kursyer vlerësimin për presidentin turk.

“Turqia është superfuqi, Erdogani është lider i madh. Unë do të përpiqem të flas me të. Deri më 1 shtator e kemi për detyrim që të përmbahemi nga lobimi, por nëse ata fillojnë para kësaj periudhe…,” u shpreh Vuçiç.

Deklarata pason një koment të presidentit turk, Erdogan, të hënën, ku ai tha se shpresonte që, gjatë takimeve në Asamblenë e Pëgjithshme të OKB-së të mund të ngrihej çështja e njohjes ndërkombëtare e Kosovës. Ai shtoi se do t’i propozonte homologut Biden një përpjekje të të përbashkët për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën.

Ndërkohë, marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020 ndalon Serbinë të lobojë për tërheqje të njohjeve të Kosovës, sikurse ndalon këtë të fundit të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit. Vuçiç e ka interpretuar këtë kushtëzim të nënkuptojë se Kosova gjithashtu nuk duhet të lobojë për njohje të reja para skadimit të afatit më 4 shtator 2021.

LEXO  Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin e pronave, opozita kundër

Pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova ka arritur të sigurojë njohje nga 117 shtete, por procesi u pengua prej vitit 2017 nga fushata serbe e lobimit për tërheqje të njohjeve.

Si rrjedhojë, rreth 14 shtete të vogla tërhoqën njohjen e Kosovës, si: Sao Tome dhe Principe, Surinam, Guineja Bisao, Burundi, Liberia, Papua Nova Guinea, Lesoto, Komonvelt Dominika, Grenada, Unioni i Komoras, Ujëdhesa Solomon, Gana, Madagaskar dhe Palau.

Tjetër pasojë ka qënë fakti se një sërë shtetesh kanë ngrirë bashkëpunimin apo afrimin me Kosovën.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme