Vuçiç premton ‘luftë ndaj gënjeshtrave’ të medias për djalin e tij

Nga Exit News
Vuçiç premton ‘luftë ndaj gënjeshtrave’ të medias për djalin e tij

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është zotuar se do të “luftojë gënjeshtrat” e përhapura nga gazetarët për djalin e tij dhe lidhjet me anëtarët e një bande narkotrafikante.

Reagimi i Presidentit erdhi pasi media serbe KRIK publikoi foto të djalit të tij, Danilo Vučić, nën shoqërinë e disa prej anëtarëve të bandës.

Duke e quajtur sulmin si politik, Vuçiç postoi një foto të të birit dhe komentoi:

“Djali im Danilo është një djalë i ri i ndershëm dhe i pastër. Ai është fajtor vetëm sepse është djali im.”

“Para tyre [medias KRIK], të papërgjegjshmit dhe të vrazhdët, askush nuk ka vënë kurrë nën shënjestër fëmijët e politikanëve. Duke sulmuar fëmijën tim, ata më shtynë në një cep nga i cili nuk kam ku të shkoj tjetër. Do të luftoj me gjithë forcën time dhe do t’i mposht të gjitha gënjeshtrat e tyre. Ua premtoj këtë atyre! ” shtoi Vučić.

danilo aleksandar vucic

Danilo Vuçiç ishte parë në një kafene në Beograd, duke ndjekur një lojë futbolli së bashku me disa njerëz, përfshirë Aleksandar Vidojević, i cili është i regjistruar në dosjet e policisë së Serbisë si anëtar i klanit Kavači, një nga dy grupet mafioze më të rrezikshme malazeze.

Lidhja Vuçiç – Vidojeviç është përmendur më parë në një hetim të OCCRP / KRIK / MANS. Në atë kohë, zyrtarët serbë akuzuan gazetarët se kishin vënë në shënjestër djalin e presidentit me porosi të opozitës serbe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>