
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia duhet të paguajë një ‘taksë’ për vendimet dhe veprimet e saj që prej vitin 1990.
Duke iu drejtuar qytetarëve serb, pak ditë përpara takimit me delagacionin e Kosovës në SHBA, Vuçiç u shpreh:
“Problemi ynë është se sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë, në fakt duhet të paguajmë një taksë për politikat e pasuksesshme nga 1990.
Serbia duhet të paguajë një taksë për politikat e pasukesshme që prej vitit 1990.”
Pavarësisht kësaj, Vuçiç theksoi se se ai do të mbrojë deri në fund interesat e Serbisë në negociatat me Kosovën, ‘pavarësisht çdo lloj presioni që mund të ketë’. Ai mohoi se ‘do të firmosë çdo gjë që do i vihet para në tavolinë.’
Takimi mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti pritet të mbahet në 4 shtator në Uashington.